LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve të Kosovës në përballje me Greqinë – Muric yll, Kastrati lojtar i së ardhmes

Notat e lojtarëve të Kosovës në përballje me Greqinë – Muric yll, Kastrati lojtar i së ardhmes

Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 0-0.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 në Ligën C, e shfaqi një Kosovës të disiplinuar në mbrojtje dhe të shpejtë disa herë në kundërsulme.

Kosova pas katër ndeshjeve ka dy pikë, ndërsa zhvillon edhe dy ndeshje deri në fund të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Sot me 10 mungesa të mëdha, djelmoshat që u paraqitën në fushë zhvilluan një ndeshje të madhe.

Telegrafi ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve që ishin sot në fushë.

Arijanet Muric (9.0)

Ndeshja më e mirë e tij te Kosova prej se është bashkuar. Ai priti disa gjuajtja, disa prej tyre devijime të bashkëlojtarëve dhe një penallti.

Muric sot ishte i sigurt edhe në dalje, ndërsa pika e marr e Kosovës ishte meritë e tij.

Mërgim Vojvoda (7.5)

I sigurt në mbrojtje me tre, duke luajtur si i djathtë. Largoi topi dhe shpesh i jepte siguri ekipit me mbajtjen e topit.

Ibrahim Dresevic (8.0)

Mrojtësi shtatëlartë bëri një ndeshje shumë të mirë. Ishte i mirë në ajër dhe fitoi shumë duele. Dresevic ishte më i miri në mbrojtje sot.

Fidan Aliti (7.5)

Njëjtë sikurse Vojvoda edhe Aliti ishte i mirë në mbrojtje me tre. Luftoi shumë dhe kishte shumë duele.

Florent Hadergjonaj (7.5)

Vrapo shumë, harkoi në zonë, krijoi rrezik për Greqinë. Ishte ndër më të mirët në fushë.

Leart Paqarada (7.5)

Mbrojtësi i majtë ishte shumë i mirë në dalje dhe rrezikoi portën e Greqisë, ku me pak fat ka mundur ta gjejë edhe golin.

Herolind Shala (7.0)

Kapiteni sot luftoi shumë. Ai shkaktoi një penallti, që u prit nga Muric, por ishte prekje e lehtë për penallti. Ndërpreu aksione dhe tentoi të organizojë lojën me raste.

Florian Loshaj (6.5)

Luajti vetëm 30 minuta. Shumë pak për tu vlerësuar më shumë.

Benjamin Kololli (7.0)

Luajti sulmues, kishte duele, por që nuk arriti të tregojë shkëlqim të madh.

Bersant Celina (7.0)

Ndeshja e tretë radhazi si startues. Dha maksimumin, por nuk ishte në nivel me pasimet e tij që jemi mësuar t’i shohim. Punoi shumë në mbrojtje.

Lirim Kastrati (8.0)

Më i miri në fazën e sulmit. Krijoi disa raste me shpejtësin e tij. Rrezikoi portën dhe punoi shumë edhe në fazën mbrojtëse. Një lojtar i së ardhmes.

Zëvendësuesit

Anel Rashkaj (7.0) luajti pothuajse një orë. I dha stabilet mesfushës dhe u mbrojtë mirë. Pasi që Elbasan Rashani dhe Florent Hasani nuk luajtën shumë, nota 6.5 shkon për ta.

Bernard Challandes (7.5)

Trajneri zviceran i akuzuar shumë së fundi, shpesh herë edhe pa të drejtë, ndërroi sistemin dhe mori një pikë në një fushë të vështirë.

Skuadra i qëndroi pran dhe ia ‘siguroi’ edhe dy ndeshje pas një muaji. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori