Spanja e ka shkatërruar Kroacinë duke e mposhtur me rezultat 6-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

‘Furia e Kuqe’ u tregua furi, pasi i shënoi gjashtë herë nënkampioneve të Evropës, duke treguar se mbetet një nga kombëtaret më të forta dhe se Kampionati Botëror është një episod i mbyllur.

Marco Asensio doli të jetë lojtar i ndeshjes me një gol dhe tri asistime, duke marrë vlerësim perfekt, atë 10-të.

Nota të larta morën edhe Saul, Moreno dhe Isco.

Te Kroacia nuk kishte pothuajse asgjë mirë, ndërsa nota kaluese morën vetëm Modric dhe Perisic me notën 5.9.

Portieri edhe pse mori gjashtë gola nuk ishte më i dobëti në fushë, pasi u notua me notën 4.9.

Më pak se ai u notua, Mateo Kovacic, që mori notën 4.7. /Telegrafi/