LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve në finalen e Ligës së Evropës, Villarreal 1-1 Manchester United

Notat e lojtarëve në finalen e Ligës së Evropës, Villarreal 1-1 Manchester United

Villarreal dhe Manchester United kanë luajtur baras (1-1) pas 90 minutave në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa spanjollët janë shpallur fitues pas ekzekutimit të penalltive.

Gerard Moreno shënoi në pjesën e parë për Villarrealin, ndërsa Edinson Cavani shënoi në pjesën e dytë për United.


Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën fitues, ndërsa penalltitë ishin ato që do ta bënin këtë gjë.

Portierët Geronimo Rulli (Villarreal) dhe David de Gea (Manchester United), në fund gjuajtën, ku ky i pari e priti penalltinë, duke e shpallur Villarrealin kampion.

Lojtarët me notat më të larta në ndeshje ishin Dani Parejo (7.7) dhe Gerard Moreno (7.7) te Villarreal, ndërsa Scott McTominay (8.1), ishte më i miri në fushë.

Më i dobëti ishte David de Gea me notën 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/