Interi ka dalë fitues përballë Juventusit në finalen e Kupës së Italisë duke iu gëzuar trofeut.

Falë angazhimit dhe triumfit, Nerazzurrët kanë marrë notë mesatare më të lartë se sa Bianconerët.

Futbollisti kroat, Ivan Perisic, i cili realizoi dy golat vendimtarë në vazhdime, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.

Interi nënshtron Juventusin dhe fiton Kupën e Italisë Interi nënshtron Juventusin dhe fiton Kupën e Italisë

Nota më e ulët ka shkuar për portierin e Juventusit, Mattia Perin, i cili pranoi katër gola.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të futbollistëve të të dyja skuadrave në derbin e Italisë, Juventus 2-4 Inter. /Telegrafi/