Pas Juventusit, Villarreali e ka bërë befasinë e radhës në Ligën e Kampionëve duke eliminuar edhe Bayern Munichun.

Nëndetësja e Verdhë luajti baras me bavarezët në Allianz Arena, por falë fitores në takimin e parë në Estadio de la Ceramica, e ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë, ekipi gjerman ka marrë notë më të lartë mesatare në raport me skuadrën spanjolle.

Villarreali befason sërish, eliminon edhe Bayernin Villarreali befason sërish, eliminon edhe Bayernin

Leon Goretzka dhe Kingsley Coman janë lojtarët me vlerësimin më të lartë te vendasit, derisa Gerard Moreno e Raul Albiol ishin më të mirët te mysafirët.

Reklama

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Bayern Munich 1-1 Villarreal. /Telegrafi/

Reklama