LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Aston Villa 1-2 Liverpool, Alexander-Arnold ishte fantastik

Notat e lojtarëve: Aston Villa 1-2 Liverpool, Alexander-Arnold ishte fantastik
Aston Villa vs Liverpool (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka arritur ta mposht Aston Villan me shumë vështirësi në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier me rezultat 1-2.

Golin e vetëm në këtë takim për Villën e shënoi Trezeguet (21’), gjersa për The Reds shënuan, Andy Robertson (87’) dhe Sadio Mane (90+3).


Liverpooli ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke e marrë notën e përgjithshme 6.84, ndërsa Aston Villa u vlerësua me 6.61, diferencë e ngushtë mes të dyja skuadrave.

Aston Villa vs Liverpool (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Trent Alexander-Arnold, që asistoi te goli i senegalezit, derisa mori notën 8.3.

Në anën tjetër, Mohamed Salahu ishte ai që dëshpëroi në këtë takim, gjersa mori vlerësimin 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Aston Villës (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/