LAJMI I FUNDIT:

Nominimet për realizimet më të këqija filmike: Willis me kategori më vete – konkurrojnë edhe Amy Adams, Wahlberg, Affleck e Leto

Nominimet për realizimet më të këqija filmike: Willis me kategori më vete – konkurrojnë edhe Amy Adams, Wahlberg, Affleck e Leto
(Foto: Saban Films)

Janë bërë publike nominimet për ‘Mjedrën e Artë’ që ndan çmimet për realizimet më të këqija filmike të vitit paraprak.

Ndërkaq, falë interpretimeve të dobëta në plot tetë filma, Bruce Willis ka fituar nja kategori më vete.

Krahas nominimeve për Oscar (që prezantohen të martën), Razzie Awards ndjek shembullin e tyre, por duke vënë në pah anën tjetër të medaljes.

Me nëntë nominime udhëheq realizimi i Netflix, “Diana: The Musical”, ndërsa në listën për filmin më të keq konkurrojnë edhe “Karen” e “The Woman in the Window” me nga pesë nominime, si edhe “Space Jam: A New Legacy” i LeBron James.

E nominuar për aktrim të keq është edhe Amy Adams për “The Woman in the Window”, ndërsa me rolet e tij në nëntë filma që konsiderohen të këqij, Bruce Willis ka siguruar një kategori më vete të quajtur “Performanca më e keqe e Bruce Willis në një film të vitit 2021”.

Në listën e nominimeve për interpretime të dobëta ndodhen edhe Mark Wahlberg, Ben Affleck e Jared Leto.

Çmimet për ‘Mjedrën e Artë’ do të ndahen më 26 mars, një natë para ceremonisë së Academy Awards.


Lista e plotë e nominimeve

Filmi më i keq
“Diana the Musical” (The Netflix Version)
“Infinite”
“Karen”
“Space Jam: A New Legacy”
“The Woman in the Window”

Aktori më i keq
Scott Eastwood, “Dangerous”
Roe Hartrampf (as Prince Charles), “Diana the Musical”
LeBron James, “Space Jam: A New Legacy”
Ben Platt, “Dear Evan Hansen”
Mark Wahlberg, “Infinite”

Aktorja më e keqe
Amy Adams, “The Woman in the Window”
Jeanna de Waal, “Diana the Musical”
Megan Fox, “Midnight in the Switchgrass”
Taryn Manning, “Karen”
Ruby Rose, “Vanquish”

Aktorja më e keqe në rol dytësor
Amy Adams, “Dear Evan Hansen”
Sophie Cookson, “Infinite”
Erin Davie (as Camilla), “Diana the Musical”
Judy Kaye (as both Queen Elizabeth and Barbara Cartland), “Diana the Musical”
Taryn Manning, “Every Last One of Them”

Aktori më i keq në rol dytësor
Ben Affleck, “The Last Duel”
Nick Cannon, “The Misfits”
Mel Gibson, “Dangerous”
Gareth Keegan (as James Hewitt, the Muscle-Bound Horse Trainer), “Diana the Musical”
Jared Leto, “House of Gucci”

“Performanca më e keqe e Bruce Willis në një film të vitit 2021”
Bruce Willis, “American Siege”
Bruce Willis, “Apex”
Bruce Willis, “Cosmic Sin”
Bruce Willis, “Deadlock”
Bruce Willis, “Fortress”
Bruce Willis, “Midnight in the Switchgrass”
Bruce Willis, “Out of Death”
Bruce Willis, “Survive the Game”

Dyshja më e keqe në ekran
Any Klutzy & Any Lamely – “Diana the Musical”
LeBron James & Any Warner – “Space Jam: A New Legacy”
Jared Leto dhe personaliteti tjetër i tij – “House of Gucci”
Ben Platt & me cilindo karakter – “Dear Evan Hansen”
Tom & Jerry (sikur Itchy & Scratchy) – “Tom & Jerry the Movie”

Ribërja më e keqe, vazhdimi më i keq
“Karen” (ribërje e paqëllimshme e “Cruella deVil”)
“Space Jam: A New Legacy”
“Tom & Jerry the Movie”
“Twist” (ribërje rep e “Oliver Twist”)
“The Woman in the Window” (ribërje e “Rear Window”)

Regjisori më i keq
Christopher Ashley, “Diana the Musical”
Stephen Chbosky, “Dear Evan Hansen”
Coke Daniels, “Karen”
Renny Harlin, “The Misfits”
Joe Wright, “The Woman in the Window”

Skenari më i keq
“Diana the Musical” – skenari Joe DiPietro, muzika dhe teksti DiPietro e David Bryan
“Karen” – skenari “Coke” Daniels
“The Misfits” – skenari Kurt Wimmer e Robert Henny
“Twist” – skenari John Wrathall e Sally Collett
“The Woman in the Window” – skenari Tracy Letts, nga romani i A.J. Finn


/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori