LAJMI I FUNDIT:

Nominimet për ‘BAFTA 2020’

Nominimet për ‘BAFTA 2020’

BAFTA i ka bërë publike nominimet për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit për vitin 2020.

Evenimenti, i cili i vlerëson realizimet më të mira filmike të vitit që lamë pas, do të zhvillohet më 2 shkurt (e diel) në Royal Albert Hall të Londrës.


Nikoqir i ceremonisë do të jetë Graham Norton ndërsa do të transmetohet nga televizionet anekënd botës.


Në nominime janë përfshirë 39 filma, ndërsa më poshtë jua sjellim numrin e nominimeve kryesore:

11 nominime për “Joker”

10 nominime për “The Irishman” dhe “Once Upon a Time… in Hollywood”

9 nominime për “1917”

6 nominime për “Jojo Rabbit”

5 nominime për “Little Women”, “Marriage Story” dhe “The Two Popes”

4 nominime për “For Sama”, “Parasite” dhe “Rocketman”

3 nominime për “Bombshell”, “Judy”, “Le Mans ’66” dhe “Star Wars: The Rise of Skywalker”

2 nominime për “Bait”

1 nominim për “American Factory”, “Apollo 11”, “Avengers: Endgame”, “A Beautiful Day in the Neighborhood”, “Booksmart”, “Diego Maradona”, “The Farewell”, “Frozen 2”, “The Great Hack”, “Klaus”, “Knives Out”, “The Lighthouse”, “The Lion King”, “Maiden”, “Only You”, “Pain and Glory”, “The Personal History of David Copperfield”, “Portrait of a Lady on Fire”, “Retablo”, “A Shaun the Sheep Movie: Farmageddon”, “Sorry We Missed You”, “Toy Story 4” dhe “Wild Rose”.


/Telegrafi/