LAJMI I FUNDIT:

Nol Kabashi: Duhen së paku 5 milionë euro që të rregullohet problemi qenëve endacakë (Video)

Nol Kabashi:  Duhen së paku 5 milionë euro që të rregullohet problemi qenëve endacakë (Video)

Në emisiomin “Përballje”, prodhim i Telegrafi.com dhe RTV Dukagjini, është diskutuar për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë.

Sipas Nol Kabashit nga sektori për përkujdesjen e kafshëve në AVUK, duhet që shumë më shumë buxheti i shtetit të Kosovës të rritet për punën e zgjidhjes së problemit të qenëve endacakë.


“Nuk ëashtë problem politik, por është problem nacional. Qeveria për pesë vitet e ardhshme duhet me planifiku minimun 5 milionë euro për me zgjidh problemin e qenëve endacakë vit mas viti. Kjo është minimuni”, ka thënë Kabashi në emisionin “Përballje”.

Gjithashtu sipas Kabashit komuna e Prishtinës duhet të shtojë buxhetin e paraparë për menaxhimin e qenëve endacakë deri në 200 mijë euro sepse sipas tij nuk mjaftojnë 30 mijë euro të ndara. /Telegrafi/