LAJMI I FUNDIT:

Noizy dhe Stresi në tekstet shkollore të fëmijëve?

Noizy dhe Stresi në tekstet shkollore të fëmijëve?

Reperi i njohur Noizy është i njohur për sukseset e tij në tregun muzikor shqiptar.

Ai numëron qindra këngë të realizuara me klipe, të cilat gjithmonë janë pritur mirë nga publiku.


Duke qenë një personazh me influencë, duket se një shtëpi botuese në Shqipëri, ka vendosur që imazhin e reperit ta përdorë si model në librat shkollorë.

Ka qenë së fundmi Noizy, ai i cili ka ndarë me fansat disa fotografi në InstaStory, ku tregonte një nga faqet e librave shkollorë ku gjendet imazhi i tij.

Bëhet fjalë për një fotografi e cila është ngjitur me atë të futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo.

Foto: Noizy/InstaStory

Në këtë detyrë, nxënësit e shkollave fillore do të duhet që të plotësojnë disa nga fjalitë e lëna në gjysmë, të cilat lidhen me imazhet në fjalë.

Ndërkohë, disa orë më vonë ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, ai i cili vendosi të publikojë një fotografi në Instagram, ku shfaqej një tekst i publikuar në një libër shkollor, ku përmendet emri Stresi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një fragment nga romani i famshëm i Ismail Kadaresë, “Kush e solli Doruntinen”, dhe Stresi është një polic në këtë roman, pra nuk ka të bëjë fare me reperin.

“Tregojnë tregime nxënësve, ndër ta personazhi Stresi hahaha”, kishte shkruar reperi në fotografinë e publikuar në Instagram.

Ndërkohë, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë nga më të shumtat, kjo pasi shumica mendojnë se reperët në fjalë nuk përfaqësojnë një imazh të mirë që të mësohen nga fëmijët në shkolla.

Megjithatë, sa i përket tekstit shkollor të mësipërm ku gjendet fotografia e reperit Noizy, bëhet fjalë për një tekst shkollor eksperimental këtë vit, i cili në qoftë se merr aprovimin nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, do të bëhet i përjetshëm. /Telegrafi/