LAJMI I FUNDIT:

Noizy dhe Floriana Garo ndihmojnë familjet skamnore (Foto)

Noizy dhe Floriana Garo ndihmojnë familjet skamnore (Foto)

Reperi i shumëpëlqyer Noizy është bërë i njohur tashmë për iniciativat bamirëse që ndërmerr vazhdimisht.

Ai çdo fundvit vishet si babadimër, për të gëzuar me dhurata fëmijë të ndryshëm nga jetimoret, gjersa ndihmon edhe njerëz të ndryshëm në rrugë.


Noizy ndihmon të aksidentuarit
Lexo po ashtu Noizy ndihmon të aksidentuarit

Së fundmi, reperi ka qenë pjesë e një inciiative tjetër të ndërmarrë në bashkëpunim me prezantuesen e njohur Floriana Garon, Leo Kadrimin dhe deputeten Esmeralda Shkjau.

Reperi Noizy, prezantuesja Floriana Garo, Leo Kadrimi dhe Esmerlda Shkjau në ndihmë të familjeve skamnore. Foto nga Instagram.
Reperi Noizy, prezantuesja Floriana Garo, Leo Kadrimi dhe Esmerlda Shkjau në ndihmë të familjeve skamnore. Foto nga Instagram.

Ata i kanë dalë në ndihmë një familjeje pesë anëtarëshe në Durrës, të cilët jetonin në kushte të dobëta jetese.

Noizy dhe bashkëpuntorët e kësaj iniciatve kanë ndihmuar këtë familje me gjëra materiale si: ushqime, veshmbathje si dhe disa dhurata për fëmijët.

Ata kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihen bashkë me familjen në fjalë, teksa bëjnë thirrje që të reflektohen sa më shumë rastet të tilla sensibilizuese. /Telegrafi/