LAJMI I FUNDIT:

Noizy ndihmon të aksidentuarit

Noizy ndihmon të aksidentuarit

Mjekja pediatre nga Durrësi, Vera Koço dhe disa familjarë të saj kanë pësuar një aksident ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit.

Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën ndonëse mjekja ka pësuar disa fraktura në këmbë. Ajo ka bërë të ditur për “Balkanweb” se personi që i ka ardhur në ndihmë ka qenë reperi i njohur Noizy.


Koço është shprehur se Noizy është përpjekur ti vijë në ndihmë me çfarë mundej. Ai ka qenë duke udhëtuar në këtë zonë dhe ka ndaluar në rrugë për të ndihmuar të aksidentuarit.

Policia e qarkullimit rrugor bëri me dije se mjeti që drejtohej nga kunati i mjekes është përplasur me një kamion.

Vetura me të cilën udhëtonte mjekja i ka rënë nga pas kamionit e për pasojë mjekja ka thyer këmbën, ndërsa kunati dhe motra e saj nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë lajme të tilla pasi ditë më parë një tjetër reper, Stresi është kthyer në “hero” pasi shpëtoji jetën e një foshnje nga zjarri që kishte rënë në banesë.

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori