LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit nuk mund ta besojnë që Manchester United e ka sjell atë njeri në klub” – Ferdinand me fjalë të mëdha për afrimin e Omar Berrada

“Njerëzit nuk mund ta besojnë që Manchester United e ka sjell atë njeri në klub” – Ferdinand me fjalë të mëdha për afrimin e Omar Berrada

Francezi Omar Berrada ka lënë pozicionin e tij drejtuesit në Manchester City për të marrë një punë si shef ekzekutiv te rivalët e tyre, Manchester United.

Berrada iu bashkua City Football Group në shtator 2011 si Shef i Zhvillimit të Biznesit Ndërkombëtar dhe ka mbajtur një sërë rolesh të ndryshme që atëherë.


Në një njoftim zyrtar, Mna United theksoi se Berrada ka mbikëqyrur punën e 11 klubeve nga pesë kontinente që janë pjesë e organizimit, ndërsa më parë ka punuar edhe në Barcelonë.

Eksperti francez së shpejti do të nisë punën në klubin e ri, ndërsa largimi i Berradas po llogaritet si një goditje e madhe për Manchester Cityn, por sukses i madh për Man United.

Mbrojtësi legjendar i Anglisë dhe Man Utd, Rio Ferdinand (45), i cili sot punon si analist futbolli për mediat e ishullit, ishte shumë i kënaq me ardhjen e tij.

Shefi i ri i Man United, Omar Berrada: Pse ka rëndësi emërimi i tij dhe çfarë do të bëjë ai?
Lexo po ashtu Shefi i ri i Man United, Omar Berrada: Pse ka rëndësi emërimi i tij dhe çfarë do të bëjë ai?

Në podkastin e tij, ai zbuloi se njerëzit brenda Man Cityt nuk mund ta besojnë sesi rivalët e tyre më të mëdhenj arritën ta marrin Berrada.

“Kam folur me disa njerëz në Man City dhe ata nuk mund të besojnë se Man United e ka sjellë atë. Uau! Ai ka bërë shumë në role të ndryshme. Ai ka qenë i suksesshëm dhe ardhja e tij është një punë vërtet e madhe për ne. Kjo mund të jetë potencialisht një nga nënshkrimet tona më të mira në janar”, ka thënë Ferdinand.

Mediat angleze bëjnë të ditur se nuk dihet se kush do të zëvendësojë Berradan te Man City, i cili në vitet e fundit ka bashkëpunuar me drejtorin sportiv Txiki Begiristain.

U emërua shef i ri i Man United – Cilat janë dy blerjet e mëdha që Omar Berrada i kompletoi tek City?
Lexo po ashtu U emërua shef i ri i Man United – Cilat janë dy blerjet e mëdha që Omar Berrada i kompletoi tek City?

Ai i ka negociuar transferimet e mëdha si të Aymeric Laporte nga Athletic Bilbao dhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori