Nëna e dy vajzave të rritura është pyetur nga një person se “ku është burimi i rinisë?”.
Shtatëdhjetëvjeçarja, dizajnerja e modës Vera Wang, ka lënë përdoruesit e rrjeteve sociale të trullosur pasi ajo ndau me ndjekësit disa fotografi të realizuara në shtëpinë e saj.
Linjat e saj atraktive trupore dhe vitaliteti i trupit bëjnë që që vështirë të mendohet se ajo i ka 70 vjet, shkruan News.Sky.Com.
Wang, e cila ka krijuar veshjet e dasmave për shumë të famshëm, ka qenë duke publikuar imazhe nga prona e saj në Miami, ku po kalon kohën e mbylljes gjatë coronavirusit.
Ylli amerikan, e cila ka lindur në qershor të vitit 1949 dhe është një ish-patinatore profesioniste, i është përgjigjur ndjekësit që e pyeti nëse është e vërtetë që është 70-vjeçare, duke i shkruar: “Kontrolloni faktet: të vërtetën”.
Një përdorues tjetër i Twitter-it e pyeti: “Na trego të lutem ku qëndron burimi i rinisë.”
Wang, e cila ka dy vajza të rritura, për fat të mirë u përgjigj pyetjeve të disa fansave rreth temës se si ajo vazhdon të qëndrojë e re.
Duke zbuluar sekretin në stomakun e saj të sheshtë, ajo iu përgjigj një fansi duke thënë: “Puna, gjumi, një koktej vodka, jo shumë diell – janë disa nga arsyet që unë vazhdoj të dukem kështu”. /Telegrafi/