Manchester City është nikoqir i Atalantas në Etihad Stadium për ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Nga dy përballjet e para Citizens numërojnë dy fitore dhe gjashtë pikë, derisa skuadra italiane ka pësuar dy humbje nga dy takimet e para.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Pep Guardiola dhe Gian Piero Gasperini.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Fernandinho, Mendy; De Bruyne, Rodri, Foden, Gundogan; Mahrez, Aguero, Sterling.

Formacioni startues i Atalantas: Gollini; Toloi, Gjimshiti, Masiello; Castagne, Freuler, De Roon, Gosens; Gomez, Malinovskyi; Ilicic.

Shakhtar Donetsku dhe Dinamo Zagrebi e kanë zhvilluar ndeshjen tjetër në kuadër të Grupit C. /Telegrafi/