LAJMI I FUNDIT:

Një i vrarë dhe një i plagosur në Kamëz, arrestohet autori: E vrava për punë kanali

Një i vrarë dhe një i plagosur në Kamëz, arrestohet autori: E vrava për punë kanali

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar është 70-vjeçari Maliq Marku, i cili ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keqa.


Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Shefi i Komisariatit nr. 5, Oliger Torba, dha të tjera detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi këtë të enjte në Kamëz.

Ai u shpreh se autori Maliq Marku, 70 vjeç u arrestua në banesën e tij fill pas ngjarjes. Rezulton se arma që ai ka përdorur është pa leje dhe është sekuestruar.

Torba tha se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Shefqet Hasa, 55 vjeç ndërsa Besim Keqa është plagosur. 50-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit për një kanalizim të ujërave të zeza.

Oliger Torba: Autori quhet Maliq Marku, 70 vjeç, u arrestua në banesën e tij. Është bërë dokumentimi i ngjarjes. Rezulton se janë dy persona të dëmtuar, Shefqet Hasa i cili ka ndërruar jetë dhe Besim Keqa që ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Motivi i konfliktit është për motive të dobëta. Ne po bëjmë veprimet tona procedurale. Autori akoma nuk është pyetur sepse është shumë shpejt. Arma ishte pa leje dhe u kap nga shërbimet e policisë në banesë.

Pyetje: Thatë për një konflikt për motive të dobëta, për çfarë bëhet konkretisht fjalë?

Oliger Torba: Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza, që po verifikohet nga ana jonë. Janë në një lagje. Konflikti ka qenë i çastit, pasi nga ana e kanalizim ujësjellësit kanë marrë piketimin dhe kanë kryer veprimet administrative

Pyetje: Banorët shprehen për konflikte të hershme mes tyre?

Oliger Torba: Nuk kemi pasur informacione të tilla. Konflikti ka qenë i çastit.

Autori Maliq Marku ishte kthyer një javë më parë nga jashtë shtetit dhe është me origjinë nga Dibra. Ndërkohë viktima dhe i plagosuri janë nga Hasi.

Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur.

Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte.

Në gjaknxehtësi e sipër ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar. 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri.

Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë SPZ, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur me makinë.

Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Ai ka hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar. Pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat.

Në deklarimet e para ka thënë se e vrau Hasën për punë kanali./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori