LAJMI I FUNDIT:

Një veturë përfshihet nga zjarri te Kroi i Mbretit

Një veturë përfshihet nga zjarri te Kroi i Mbretit

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Prishtinë-Pejë afër vendit të njohur si Kroi i Mbretit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.


“Në orët e pasdites konkretisht rreth orës 16:05, është raportuar se një automjet është kapluar nga zjarri në rrugën Prishtinë-Pejë afër Kroit të Mbretit. Zjarrfikësit dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkaqe teknike”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka theksuar se nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/