LAJMI I FUNDIT:

Një verë mbresëlënëse për Romën e Jose Mourinhos: Skuadër e përforcuar dukshëm, por klubi paguan paga më të ulëta

Një verë mbresëlënëse për Romën e Jose Mourinhos: Skuadër e përforcuar dukshëm, por klubi paguan paga më të ulëta

Gazeta Il Tempo shkruan se Roma ka arritur të forcojë ndjeshëm skuadrën e saj këtë verë, ndërsa në anën tjetër ka arritur gjithashtu të ulë faturën e pagave, duke u vlerësuar lartë për punën e bërë në këtë afat kalimtar.

Reklama

Giallorossët kanë sjellë pesë lojtarë këtë verë për të përmirësuar skuadrën e Jose Mourinhos dhe vetëm njëri prej tyre ishte një transferim me para, ku Zeki Celik i kushtoi klubit rreth 7 milionë euro.

Emra si Paulo Dybala dhe Nemanja Matic ishin transferime të lira dhe Georginio Wijnaldum po bashkohet si huazim nga Paris Saint-Germain.

Këta këta lojtar, plus portieri Mile Svilar, ia kanë shtuar klubit rreth 29.5 milionë euro në listën e pagave të Romës.

Mirëpo klubi ka larguar emra si: Henrikh Mkhitaryan, Sergio Oliveira, Davide Santon, Ainsley Maitland-Niles, Alessandro Florenzi, Robin Olsen, Jordan Veretout, Daniel Fuzato dhe Bryan Reynolds.

Këto largime ulën listën e pagave të Romës me rreth 32 milionë euro, duke i bërë gjërat më komode për Friedkins.

Gjërat nuk do të ndalen as këtu, me Giallorossët që kërkojnë të largojnë edhe Justin Kluivert, Gonzalo Villar, Amadou Diaëara, Carles Perez dhe Eldor Shomurodov.

Shkurtimi i këtyre lojtarëve do të ulte faturën e pagave edhe për 16.5 milionë euro të tjera, duke krijuar më shumë se hapësirë ​​të mjaftueshme për të afruar sulmuesin Andrea Belottin dhe një mbrojtës të ri, ku në listë janë Eric Bailly, Dan-Axel Zagadou ose Marcos Senesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Ligue 1
Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

Premier League
Bayern Munich ia kishte ndaluar Oliver Kahnit të udhëtonte në Koln në ditën kur u shpallën kampion të Gjermanisë

Bayern Munich ia kishte ndaluar Oliver Kahnit të udhëtonte në Koln në ditën kur u shpallën kampion të Gjermanisë

Bundesliga
Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Bundesliga
Salihamidzic reagon pasi u shkarkua nga Bayerni: Nuk ishte një situatë e lehtë, por kjo skuadër do ta fitoj Ligën e Kampionëve

Salihamidzic reagon pasi u shkarkua nga Bayerni: Nuk ishte një situatë e lehtë, por kjo skuadër do ta fitoj Ligën e Kampionëve

Bundesliga
Si mund të luajë Real Madridi në vitin 2024 pas transferimit të Kylian Mbappes, kush do të ishte në 11-shen startuese

Si mund të luajë Real Madridi në vitin 2024 pas transferimit të Kylian Mbappes, kush do të ishte në 11-shen startuese

La Liga
Kalo në kategori