LAJMI I FUNDIT:

Një telefonatë ndryshoi gjithçka, Kroos tregon arsyen e rikthimit te Gjermania pas 990 ditësh

Një telefonatë ndryshoi gjithçka, Kroos tregon arsyen e rikthimit te Gjermania pas 990 ditësh

Gjermania nuk arriti të bënte thuajse asgjë në Kampionatin Evropian Euro 2020 dhe më 2 korrik të vitit 2021 mesfushori Toni Kroos shpalli lamtumirën nga Kombëtarja gjermane.

Pas tre viteve apo 990 ditëve nga ndeshja e fundit, Toni Kroos është rikthyer në Kombëtare dhe është grumbulluar nga trajneri Julian Nagelsmann ku do të jetë edhe pjesë e Euro 2024.


34-vjeçari ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për këtë rikthim duke shpjeguar edhe arsyet e rikthimit në Kombëtare.

Kroos rikthehet zyrtarisht te Gjermania, ftohet për ndeshjet ndaj Francës dhe Holandës
Lexo po ashtu Kroos rikthehet zyrtarisht te Gjermania, ftohet për ndeshjet ndaj Francës dhe Holandës

“Mezi pres të marr pjesë në këtë garë. Nuk mendoj se kam diçka për të dëshmuar, kjo është ajo që ka rëndësi për mua”.

“Kur trajneri Nagelsmann më telefoni dhe më pyeti nëse do të doja të merrja pjesë në këtë turne, mendova menjëherë se sa mund ta ndihmoja kombëtares”.

“Ia bëra vetes këtë pyetje dhe iu përgjigja se mund ta ndihmoja. Kështu mendon edhe trajneri dhe prandaj ishte një vendim i marrë së bashku”, deklaroi mesfushori gjerman.

Kroos në verë mbetet lojtar i lirë pasi kontrata me Real Madridin skadon dhe ai ende nuk ka marrë një vendim nëse do të pensionohet nga futbolli, do të vazhdoj kontratën me Los Blancos apo do të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër.

“Nuk ka asnjë problem me klubin. Të shohim, do të flasim më shumë, do ta diskutojmë. Jam ende në fazën e vendimit. Jam prej një kohe të gjatë te Reali i Madridit, nuk mund të ketë asnjë problem mes nesh, të dyja palët janë shumë të qeta. Sezoni po shkon mirë. Ne do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë”, tha Kroos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori