LAJMI I FUNDIT:

Një studim që bën krahasimet me shumën aktuale të tregut të transferimeve, tregon se braziliani Ronaldo do të ishte lojtari më i shtrenjtë në histori

Një studim që bën krahasimet me shumën aktuale të tregut të transferimeve, tregon se braziliani Ronaldo do të ishte lojtari më i shtrenjtë në histori

Neymar mund të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi e kompletoi transferimin para dy vitesh nga Barcelona te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, por një tjetër brazilian mund ta thyente atë me lehtësi.

Një studim i sapo bërë nga ‘Play Ratings’, ka zbuluar se mënyra se si po shkon tregun i transferimeve, transferimi i Ronaldo Nazarios (Fenomenit) nga Barcelona te Interi, do të kushtonte rreth 433 milionë euro.


Legjenda braziliane konsiderohet edhe në këto ditë si lojtar shumë i talentuar dhe profesional, e që në krahasim me cilësitë e tij dhe të Neymarit, ai ka një përparësi të madhe.

Foto: Play Ratings

Pasi i shënoi 47 gola në 49 paraqitje te skuadra katalunase, Ronaldo e kompletoi transferimin e tij në vititn 1997 te Nerazzurët për 28 milionë euro.

Ai e theu rekordin e transferimeve për herë të dytë në karrierën e tij, por krahasuar me shumat që ofrohen sot, ndoshta mund të duket edhe si shumë qesharake.

Për atë kohë, ajo shumë e paguar nga skuadra italiane cilësohej si e çmendur, mirëpo ai arriti të shpërthente në Giuseppe Meazza, duke shënuar 59 gola në 99 paraqitje.

Marrë parasysh karrierën e tij, studimi i Play Ratings bën të ditur se Ronaldo do të vlente dyfish më shumë se bashkëkombësi i tij që kaloi në Parkun e Princave.

Ronaldo Nazario (Photo by Ben Radford/Getty Images/Guliver)

Në listën e tyre janë edhe disa lojtarë të tjerë që do ta kalonin Neymarin, si Diego Maradona me transferimit te Napoli, e me shumën  aktuale të tregut të transferimeve, do të ishte rreth 345 milionë euro.

PSG-ja e refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Neymarin
Lexo po ashtu PSG-ja e refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Neymarin

Një tjetër lojtar që do të kishte vlerë të madhe në kohët e futbollit modern është edhe ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini, i cili kaloi te Juventusi në vitin 1983, gjersa vlera e tij do të ishte 334 milionë euro.

Transferimi i Chrsitan Vierit te Interi do të kishte vlerën e 334 milionë euro, Marco van Basten me kalimin te Milani për 328 milionë euro, Gabriel Batistuta me largimin nga Fiorentina për te Roma për 281 milionë euro dhe befasisht transferimi i Gonzalo Higuainit nga Napoli te Juventusi sot do të vlente rreth 264 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori