LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptare e suksesshme në Finlandë

Historia e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre është mjaft e dhimbshme. Ajo daton nga shpërngulja masive e shqiptarëve për Turqi, e cila kishte filluar në fund të shekullit XVIII, kohën kur këto vise ishin të pushtuar nga pushtimi turk, për të vazhduar më pas me pushtimin austro-hungarez, bullgar e serb.

Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë se sa Shqipëria dhe Kosova bashkë.


Një vend kryesor në largimin e kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfshirë këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjikë rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, ndërsa nuk ka cep të botës ku nuk ka shqiptarë.

Rreth 25 për qind të shqiptarëve të Kosovës jetojnë në diasporë, sipas shifrave të fundit të regjistrimit në Kosovë. Çdo shtet tregon përkujdesje ndaj qytetarëve të vet që jetojnë në diasporë, ndërsa Kosova nuk ka bërë pothuajse asgjë në këtë drejtim. Ministria e Diasporës nuk ka shfaqur ndonjë projekt konkret se si do t’i përkrahë shqiptarët që jetojnë jashtë, as mënyrat e tyre. Kjo nuk ka ndodhur edhe si mungesë e mos identifikimit të gjërave për të cilat ata kanë më tepër nevojë.

Shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut tonë, kryesisht merren me punë të dorës së dytë, edhe pse nuk mungojnë të tillët që janë në pozita të larta udhëheqëse. Të kemi shqiptarë në pozita të tilla, kjo është pozitive për ata që jetojnë në ato vende, e kjo nderon edhe prejardhjen e tyre.

Shqiptarët shquhen si popull që arrijnë shpejt të adaptohen në jetën dhe kulturën e një vendi në të cilin ata shpërngulen. Kjo traditë e mirë ka ndikuar që ata të kyçen dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në jetën politike e kulturore. Përderisa gjenerate e vjetra është dashur të punojnë e të ndihmojnë familjet e tyre ne Kosovë e Shqipëri, gjeneratat e reja kanë krijuar një bagazh kulturo duke u shkolluar ne vendet e ndryshme, për të na bërë të ndihemi krenar me ta.

Një rast i tillë është edhe shqiptarja e suksesshme, poetja Hasime Hoti. Ajo u lind më 27 maj 1987, në Mitrovicë. Ka prejardhjen nga fshati Turiqevc, Komuna e Skenderajt. Në vitin 1989 me familje u detyrua të largohet nga vendlindja, për të migruar në Finlandë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin Oulu të Finlandës. Aty mbaroi edhe shkollën e mesme për laborante të kimisë, me sukses të plotë. Tani jeton në qytetin Vantaa, me familjen, afër kryeqytetit të Finlandës, Helsinkit. Punon në spitale të ndryshme kohë pas kohe, e po ashtu merret vullnetarisht me ndërmjetësime të krimeve dhe mosmarrëveshjeve, ndërsa kohë pas kohe merr pjesë edhe në fakultet në ligjërata të ndryshme. Ajo ka të botuar veprën me poezi, “Të vij ai çast”.

Më 28 tetor 2012 mbahen zgjedhjet lokale në Finlandë. Ajo që bije në sy është se në këto zgjedhje kandidon edhe poetja e talentuar Hasime Hoti nga Partia SDP, me moton: “Së bashku ne mund të bëjmë më shumë dhe më mirë”.

Përveç Hasimes, janë edhe dy shqiptare tjera që konkurrojnë në këto zgjedhje, por në qytete tjera. Fatbardha Hetemaj në partinë Kokoomus, në komunën e Helsinkut, dhe
Silvana Berki e partisë Vihreat, në komunën e Tamperes Vihreat – Vih.

Andaj, komuniteti shqiptar në Finlandë duhet të dalin masovisht që t’i përkrahë këto kandidate të cilat premtojnë se do ndikojnë në përmirësimin e trajtimit të tyre në Finlandë.

Është për të ardhur keq që Ministria e Diasporës nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, që së paku moralisht t’i përkrahë këto kandidate, të cilat duhet mbështetur.

Edhe pa këtë përkrahje të shteti tone, shpresojmë se tradita e shqiptarëve që “sa më larg aq më të bashkuar”, të vihet në shprehje që të ndihmohen kandidatët shqiptarë, që të dëgjohet zëri i komunitetit shqiptar edhe në nivelet më të larta vendimmarrëse.

Me fat zgjedhjet e 28 tetorit 2012!

Në trend

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori