Një shikim nga afër se çfarë po ndodhë me të huazuarit e Real Madridit nëpër skuadrat evropiane
Ringjallja e Gareth Bale i ka kthyer lojtarët e tjerë që janë në huazim në qendër të vëmendjes te Real Madridi.
Uellsiani ka katër gola dhe tre asistime në tre ndeshjet e tij të fundit për Tottenham Hotspur dhe ai ka filluar të bëjë përshtypje nën Jose Mourinhon në veri të Londrës.
Këtu keni një vështrim se si po kalojnë lojtarët e tjerë të huazuar:
Bale po rikthehet në formë
Ai ka vetëm edhe një sezon më shumë në kontratën e tij me Real Madridin dhe paraqitjet e tij kishin shkaktuar probleme për kampionët spanjollë.
Por, Bale më në fund ka filluar të shpërthejë dhe duket se ai mund të bëjë një ndryshim për Spurs. Ai ka humbur 19 ndeshje shkaku i lëndimit këtë sezon.
Odegaard është në kërkim për të shkëlqyer
Kalimi i Martin Odegaard te Arsenali e ka gjetur atë duke luajtur më shumë, por ai nuk po shijon ende kohën e tij në sulm, pasi ai ende nuk ka shënuar apo asistuar në Ligën Premier.
Ai ka filluar vetëm dy ndeshje nën drejtimin e Mikel Artetas dhe ka shumë dyshime që varen mbi të.
Kubo nuk po luaj rregullisht
Takefusa Kubo është në klubin e tij të dytë këtë sezon, pasi kishte ndërprerë huazimin e tij në Villarreal në mënyrë që ai të bashkohej me Getafen në afatin kalimtar të janarit.
Unai Emery e përdori atë në Ligën e Evropës në pesë raste, por ka startuar vetëm dy herë në LaLiga.
Jose Bordalas e startoi atë në katër ndeshje radhazi, por tani ai ka luajtur vetëm 14 minuta në dy takimet e fundit.
Ai ka një gol dhe tre asistime këtë sezon, të cilat erdhën të gjitha te Villarreal.
Mayoral hap rrugën
Borja Mayoral mund të jetë më i suksesshmi nga grupi. Ai ka 11 gola dhe gjashtë asistime te Roma.
Në tërësi, ai ka luajtur në 29 ndeshje këtë sezon, pavarësisht se nuk ka qenë titullar i rregullt për Paulo Fonsecan dhe ai do të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në qershor të vitit 2022.
Brahim Diaz po bën përparim
Brahim Diaz ka katër gola dhe tre asistime në 26 paraqitje për Milanin, megjithëse paraqitjet e tij më të mira kanë ardhur në Ligën e Evropës.
Stefano Pioli dhe klubi e pëlqejnë të riun dhe ata janë të interesuar ta nënshkruajnë atë në mënyrë permanente.
Ceballos ka vështirësi
Dani Ceballos është në sezonin e tij të dytë në Arsenal , dhe ai tashmë ka luajtur më shumë ndeshje për klubin londinez (66) sesa te Real Madridi (65).
Ai ka luajtur 28 herë këtë sezon, por nuk ka shënuar ose asistuar. Arteta i beson atij, por ai nuk është i padiskutueshëm.
Vallejo ka më shumë minuta
Jesus Vallejo ka luajtur 29 ndeshje në Granada këtë sezon dhe ai ka luajtur mirë që nga lëvizja e tij atje në mes të sezonit 2019/20.
Dritë në fund të tunelit për Reinier
Braziliani nuk ka filluar asnjë ndeshje të vetme këtë sezon, duke luajtur vetëm 176 minuta deri më tani.
Por, ai luajti një rol të rëndësishëm fundjavën e kaluar dhe shënoi golin e tij të parë për Borussia Dortmundin, pasi asistoi për Erling Haaland.
Reinier do të vazhdojë edhe për një edicion tjetër në Bundesliga si i huazuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ish-gjyqtari më i pasur në botë”, është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert