Me një pozë nga vaska, Melinda feston suksesin e këngës “Karma”

Kanë kaluar vetëm pesë ditë që nga publikimi i këngës “Karma” nga Melinda Ademi dhe ajo tashmë është shndërruar në hit.
Reperja e njohur e lansoi videoklipin e kësaj kënge më 15 dhjetor, ndërsa tashmë videoja muzikore është shikuar mbi 1.5 milion herë në YouTube.
Dhe për t’iu gëzuar këtij suksesi, Melinda e ka shpërndarë në Instagram një fotografi në të cilën ka pozuar në vaskë.
Fotografia është pikërisht pjesë e njërës prej skenave të videoklipit të këngës “Karma”.
Ndryshe, në videon e re muzikore, Melinda shfaqet në disa skena tërheqëse që ngacmojnë imagjinatën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/12/2019
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































