Një plumb i la të paralizuar vëllanë gjithë jetën - historia prekëse e konkurrentit që u eliminua nga Ferma VIP

Fizioterapisti Ervin Kapaj, i cili u largua të hënën nga Ferma VIP, ka bërë një histori prekëse në këtë reality shou.
Në një rrëfim të veçantë, Ervini tregoi se vëllai i tij është plagosur aksidentalisht nga një plumb qorr që i preku shtyllën kurrizore, duke e lënë për gjithë jetën të paralizuar.
Dhimbjet dhe vuajtjet që ka kaluar gjatë jetës, kanë shënjuar më tej jetën e Ervinit, i cili për shkak të vëllait ndoqi studimet për fizioterapi.
- YouTube www.youtube.com
Histori suksesi e ka cilësuar fermeri jetën e familjes së tij.
Pjesë nga rrëfimi i tij:
“Vëllai im u plagos në ‘97. Do qëllohej dikush tjetër dhe kapi vëllanë tim.
Iu dëmtua shtylla kurrizore. Ai bërtiste gjithë natën nga dhimbjet. Ishte një dramë për familjen tonë.
Nuk e quaj si histori vuajtje dhe viktimizim, por histori suksesi. Kur e mendova që nuk do ecte më nuk e mendova si fundin e botës.E ndihmoja të ngjisnim shkallët, ta hipja në makinë. Më shumë më ka ndihmuar ai mua, se unë atë.
Ai ka shënjuar jetën time që unë iu futa fizioterapisë. Me dhimbjen njeriu gjen forcë dhe ecën para”.
- YouTube www.youtube.com
I njëjti më pas u eliminua nga ky format pas një nominimi me DJ Bujakën. /Telegrafi/






























































