LAJMI I FUNDIT:

Një person në Ferizaj thotë se një i dyshuar e detyroi të ndalet dhe të dalë nga vetura, më pas ia vodhi atë

Një person në Ferizaj thotë se një i dyshuar e detyroi të ndalet dhe të dalë nga vetura, më pas ia vodhi atë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën, u ndalua nga një person dhe e largoi nga vetura e me të u largua nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, të shtunën rreth orës 22:30.


“Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 14.10.2023-22:30 . Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, e ka ndaluar i dyshuari mashkull i cili duke e mbajtur dorën në brez e ka urdhëruar që të dal nga vetura me ç’rast ia ka marrë veturën dhe është larguar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.