Grabitje në Leposaviq, një i panjohur i hyn në shtëpi, e rrah dhe ia merr paratë nga xhepi


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Leposaviq.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 14:35.
“Viktima mashkull shtetas i Serbisë, ka raportuar se derisa ka qenë duke qëndruar në shtëpi, aty ka hyrë një person i panjohur i cili e kishte sulmuar fizikisht dhe nga gjepi ia kishte marrë një shumë parash”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































