LAJMI I FUNDIT:

Një përrallë e vërtetë! Bebe Rexha vjen tejet e veçantë në klipin e ri “You Can’t Stop The Girl”

Një përrallë e vërtetë! Bebe Rexha vjen tejet e veçantë në klipin e ri “You Can’t Stop The Girl”
Bebe Rexha në klipin e ri "You Can't Stop The Girl" (Foto: YouTube)

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar klipin e saj më të ri “You Can’t Stop The Girl”.

Kjo këngë është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, i cili është një nga filmat me pritshmëritë më të mëdha këtë vit.

Bebe Rexha në klipin e ri “You Can’t Stop The Girl” (Foto: YouTube)

Ky është bashkëpunimi i parë i këngëtares shqiptare me shtëpinë e madhe diskografike, “Disney”.

Rexha njoftoi publikimin e klipit të ri, përmes një pjese të shkurtër nga klipi të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Videoja është e disponueshme tani! Ju jeni të aftë për çdo gjë dhe gjithçka! Faleminderit këtyre vajzave të mahnitshme që keni vrapuar me mua dhe më mbështesni”, ka shkruar artistja me origjinë shqiptare në Instagram.

Në klip, ajo shfaqet duke vrapuar mes dhjetëra vajzave, të cilat i janë bashkuar artistes në këtë klip, për ta mbështetur artisten e cila në këtë këngë iu këndon vajzave dhe fuqisë së tyre.

Nën efektet speciale të filmit, duke marrë parasysh që “Maleficent 2” është film i zhanrit fanta-shkencë dhe një version real i filmit të animuar “Bukuroshja e Fjetur”, Bebe Rexha erdhi vezulluese dhe përrallore në këtë klip. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori