LAJMI I FUNDIT:

Një ngjarje që mund të ndodhë vetëm në Zvicër: Politikani nuk deshi të merrte pjesë në maturën e vajzës së tij, kundërshtarët i bënë “një ofertë të parezistueshme”

Një ngjarje që mund të ndodhë vetëm në Zvicër: Politikani nuk deshi të merrte pjesë në maturën e vajzës së tij, kundërshtarët i bënë “një ofertë të parezistueshme”

Bëhet fjalë për një histori e cila për mesazh kryesor ka faktin se politika jo gjithmonë duhet të karakterizohet nga një konkurrencë e pamëshirshme.

Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, politikani zviceran Christian Levrat – Presidenti aktual i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës – nuk deshi të merrte pjesë në ceremoninë e maturës të së bijës së tij – sepse kishte një mbledhje të rëndësishme. Por këtë ia mundësuan dy kolegët e tij, kundërshtarë politikë.


Ishte fundi i korrikut dhe kishte një mbledhje e rëndësishme e Komisionit Ekonomik (WAK) të Këshillit të Kantoneve, për shkak të së cilës ai kishte vendosur që të mos mungonte.

Por politikani 49-vjeçar nuk e kishte llogaritur se kolegët e tij kundërshtarë politikë nuk do të pranonin një vendim të tij, madje do t’i bënin edhe një “ofertë”.

“Nuk mund ta bësh këtë”, citohet t’i ketë thënë Konrad Graber i CVP, sipas “NZZ” atij.

Ai i propozoi atij një marrëveshje joshëse: që të shkonte në ceremoninë e diplomimit të vajzës së saj sepse në një rast të tillë do të ishte ai që do të jepte votën në emër të tij.

Ajo që dinte Graber si dhe Levrat ishte fakti se vota e tij nuk ishte vendimtare.

Kështu Levrat u pajtua me ofertën, por edhe pas kësaj doli një problem.

Kur ishte zgjuar për tu nisur drejt ceremonisë së vajzës, nuk mundi të gjente çelësat e makinës së tij.

Por kolegët, edhe pse kundërshtarë politikë, kishin vendosur që ai të shkonte atje, dhe edhe kësaj radhe i gjetën një zgjidhje.

Ueli Maurer, presidenti i SVP, i cili ishte gjithashtu i pranishëm, i dha Levratit limuzinën dhe shoferin e tij për të marrë pjesë në festime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori