LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarin lidhur me vrasjen te nënkalimi në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin lidhur me vrasjen te nënkalimi në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin N. B., lidhur me vrasjen e G. R. në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.B., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.B i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore ekziston dyshimi i bazuar se me datë 20.07.2019 rreth orës 17.50 në Prishtinë në rrugën “Perandori Justinian” në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me të dëmtuarin fizikisht e ka sulmuar tani të ndjerin – të dëmtuarin G. R. në atë mënyrë që e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe e ka shqelmuar me këmbë ku i ndjeri kishte rënë me shpinë në shkallë, duke pësuar me këtë rast lëndime e më pas për së shkak të lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë në emergjencë në QKUK në Prishtinë.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, i njëjti mund të fshihet dhe mund të arratiset me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe duke marrë parasysh faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet, është i paraparë denimi mjaft i lartë, ekzistojnë arsyet e bazuara se i pandehuri po të gjendet në liri, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë, të dëmtuarit apo në pjesëmarrësit”, thekson njoftimi.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori