LAJMI I FUNDIT:

Një muaj arrest shtëpiak për personin që sulmoi infermierin në Spitalin e Prizrenit

Një muaj arrest shtëpiak për personin që sulmoi infermierin në Spitalin e Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Refki Piraj, ka caktuar masën e arresti shtëpiak ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar.

Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit A.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.


“Me datat 14 mars, në orët e mbrëmjes, në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, i pandehuri A.K., e sulmon fizikisht personin zyrtar – infermierin teknik i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, ashtu që pasi i pandehuri e dërgon djalin e tij në Spital për të kryer ekzaminim, i dëmtuari – infermieri teknik i kërkon të dhënat personale të djalit të të pandehurit pasi këto shënime nuk ishin të evidentuara në udhëzim, e pas kësaj i pandehuri fillon të fjaloset me të dëmtuarin duke i ‘u drejtuar me fjalët “ për para e ki a, dhe se me të kam problem që dy vite”, dhe pas kësaj me dashje e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte në pjesën e fytyrës dhe hundës, si rrjedhojë e së cilës të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji ashtu që do të llogaritet prej datës së arrestimit më 14.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datë 14.04.2021.

“I pandehuri A.K., nuk guxon që të largohet nga lokalet ku i njëjti e ka vendbanimin në Prizren, si dhe i ndalohet të kontaktoj me personat me të cilët ai nuk jeton apo të cilët nuk janë të varur nga i pandehuri, nëse i njëjti e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit.

Gjykata është e mendimit se edhe me masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit do të sigurohet prezenca e tij, e në rastin konkret i pandehuri gjatë deklarimit të dhënë në Polici, ka pranuar se ka kryer sulmin ndaj personit zyrtar, ndërsa këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të gjendjes jo të mirë të tij dhe të djalit të tij, të cilin e kishte dërguar për trajtim në spital”, thuhet më tej në njoftim.

Kështu, sipas bindjes dhe vlerësimit të gjykatës, me caktimin e masës së arrestit shtëpiak, nuk do të vështirësohet apo pengohet zhvillimi i procedurës penale- hetimore, nuk do të ndikohej në prova, dëshmitarë e të dëmtuarin dhe i pandehuri do të parandalohet që të kryej ndonjë vepër tjetër penale apo të përsërisë veprën e kryer penale.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori