eksperti ad

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje.

Sipas informacioneve të raportuara nga autoritetet, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, femër kosovare.


Pas raportimit të rastit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke arrestuar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. /Telegrafi/