LAJMI I FUNDIT:

Një milion për “Dashnia jeme”, këngën shumë të pëlqyer nga NRG Band dhe Genc Prelvukaj

Një milion për “Dashnia jeme”, këngën shumë të pëlqyer nga NRG Band dhe Genc Prelvukaj

Grupi i njohur për hitet e tyre, NRG Band dhe reperi veteran, Genc Prelvukaj, u prit që do të publikonin një projekt të suksesshëm.

Dhe, mjaft i suksesshëm rezultoi në pak ditë kënga e re grupit NRG Band dhe Gencit.


Për vetëm një javë projekti “Dashnia Jeme” arriti një milion klikime.

Muzika ishte punuar nga vet Genci, i cili realizoi edhe tekstin.

Për Genc Prelvukajn dhe NRG Band ky është një rikthim i fuqishëm në skenë për këtë verë, pasi edhe veçmas publikuan projekte të ndara.

Ishte Genci që publikoi “Andërr” me Lyrical Son dhe NRG Band që publikuan “Harrom”. /Telegrafi/