LAJMI I FUNDIT:

Një incident i pakëndshëm u ndodhi në aeroportin e Venecias – Ben Affleck e largon nga Jennifer Lopez fansin që deshi t’i afrohej

Një incident i pakëndshëm u ndodhi në aeroportin e Venecias – Ben Affleck e largon nga Jennifer Lopez fansin që deshi t’i afrohej

Aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez , pas një mbrëmje plot ngjarje në Festivalin e Filmit në Venecia, u larguan nga qyteti të shtunën.

Sidoqoftë, kur mbërritën në aeroportin e Venecias, ata patën një takim të pakëndshëm me një fans.


Videot e xhiruara në aeroport tregojnë një burrë me një këmishë dhe pantallona të shkurtra, duke nxituar para sigurimit për ta fotografuar yllin e “Hustlers”.

E tronditur nga befasia, Jennifer u tërhoq mënjanë dhe u fsheh pas Benit, i cili reagoi shpejt dhe e largoi burrin. Ben kishte veshur një këmishë të errët dhe xhinse blu, ndërsa Jennifer një fustan të bardhë me pika dhe taka të zeza.

Pasi e largoi burrin, Ben u shfaq për dore me aktoren amerikane dhe ata u larguan për të kapur fluturimin e tyre.

Jennifer Lopez shkëlqen në një fustan Dolce&Gabbana gjatë udhëtimit me gondola nëpër kanalet e Venecias
Lexo po ashtu Jennifer Lopez shkëlqen në një fustan Dolce&Gabbana gjatë udhëtimit me gondola nëpër kanalet e Venecias

Dyshja zyrtarizuan lidhjen në tapetin e kuq në premierën e filmit të Affleck, “The Last Duel”.

Ngjarja e tyre e fundit në tapetin e kuq ishte në shkurt të vitit 2003 në premierën e filmit “Daredevil”. Ata ishin fejuar në atë kohë.

Sidoqoftë, të njëjtit u ndanë në 2004.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: The Image Direct)

Pas kësaj, Ben u martua me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ata u divorcuan në 2017.

Ndërkohë, J.Lo u martua me Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: The Image Direct)

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Sydney Sweeney shfaqet joshëse në bikini, mes kritikash nga një producente se nuk është e bukur dhe nuk mund të aktrojë

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori