LAJMI I FUNDIT:

Një hartë e Ukrainës tregon se si Rusia humbi një territor të madh në vetëm katër orë

Një hartë e Ukrainës tregon se si Rusia humbi një territor të madh në vetëm katër orë

Një hartë e re ka treguar se sa e rëndësishme ishte kundërofensiva e Ukrainës më 4 tetor në zmbrapsjen e forcave ruse.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një hartë të “prodhuar” nga kanali pro-rus Telegram, që ka filluar të shpërndahet në Twitter.


Harta e animuar tregon se forcat ukrainase ishin në gjendje të zmbrapsnin forcat ruse në Kherson për të fituar kontrollin mbi zona të rëndësishme në jug.

“Harta e fundit e medias ruse Rybar tregon se sa e rëndë është situata në veri të Khersonit për Rusinë. Këto harta janë bërë 4 orë në dallim prej njëra-tjetrës”, e ka përshkruar hartën Kyle Glen, një hetues në Qendrën për Rezistencën e Informacionit.

Siç vë në pah Newsweek, harta tregon se sa larg forcat ukrainase i shtynë trupat ruse të martën, në vetëm katër orë, midis orës 11 dhe 15:00.

Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për përparimin e forcave të tij në një fjalim të martën mbrëma.

“Ushtria ukrainase po përparon në një mënyrë mjaft të shpejtë dhe të fuqishme në jug të vendit në kuadër të operacionit aktual të mbrojtjes”, citohet të ketë thënë ai.

“Vetëm këtë javë, që nga pseudoreferendumi rus, janë çliruar dhjetëra qendra të popullsisë”.

“Këto janë në rajonet Kherson, Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk të gjitha së bashku”.

E Marina Miron, një studiuese në Qendrën për Etikën Ushtarake të Departamentit të Studimeve të Mbrojtjes në Kings College London foli për Newsweek dhe reflektoi mbi rëndësinë e hartës.

Ajo vuri në dukje se ndërsa mund të duket si një fitore e qartë për forcat ukrainase, objektivi aktual i forcave ruse nuk ka të ngjarë të jetë shtyrja përpara, por të ruajë fuqinë njerëzore.

“… Tani për tani, rusët janë duke pritur për përforcime, kështu që ata duhet të fitojnë kohë duke humbur sa më pak burra të jetë e mundur”.

Tërheqjet ruse në Kherson do të thotë se Ukraina ka bërë tani fitime në të paktën tre fronte në javët e fundit, ndërsa vazhdon të luftojë një pushtim prej muajsh që disa besonin se do të rezultonte në një fitore të shpejtë ruse.

Ukraina nisi kundërsulmin e saj Kherson në fund të gushtit dhe më pas filloi një kundërofensivë të befasishme në rajonin lindor të Kharkiv në fillim të shtatorit.

Veç kësaj, gjatë fundjavës, Ukraina përparoi në rajonin e Donetskut duke rimarrë qytetin Lyman, të cilin Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar e përshkroi si “një pengesë të rëndësishme politike” për Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori