eksperti-banner

Një australiane fatmirësisht ia doli të mbijetojë, pasi kaloi thuajse dy ditë e izoluar në fundin e një pusi jashtë funksioni në një lokalitet që është i vetëshpallur si kryeqendra botërore e gurit me vlerë, opalit të zi.

Vajza 26-vjeçare Cynthia Charty u zhduk të premten, pasi u largua nga shtëpia e saj në Lightning Ridge për të shëtitur, rreth 800 kilometra në veri të Sidnejt.


Një operacion i gjerë shpëtimi ka nisur më pas dhe më anë të një droni të policisë u mundësua lokalizimi i vajzës.

Sipas të dhënave, përcjell bw, ajo është penguar dhe ka rënë në një pus tetë metra të thellë ku temperatura gjatës ditës i kalon 40 gradë Celsius.

Dhe për fat të mirë ajo ia doli të mbijetonte në sajë të ndihmës së policisë.

Ajo u nxor në sipërfaqe falë një çikriku me një kabllo të trashë duke i dhënë fillimisht ujë.

Vajza është shtruar menjëherë në spital në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

x1 2

x2 4

x3 3

x4 3