LAJMI I FUNDIT:

Nita Latifi i reagon sërish Zhaklin Lekatarit, zbulon se i ka dërguar voice-mesazhe të shumta agresive

Nita Latifi i reagon sërish Zhaklin Lekatarit, zbulon se i ka dërguar voice-mesazhe të shumta agresive

Një debat verbal ka ndodhur në mes të ish-banores së Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi dhe opinionistes Zhaklin Lekatari.

Vizita e Lekatarit në Serbi dhe deklarata e saj se ‘ndihet më e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë’ ngjallën reagime të shumta mes tyre edhe të këngëtares nga Kosova.


“Hipokrizi e gjallë, marre”, kishte shkruar Nita në reagimin e saj, e që sipas artistes kjo ka bërë që Zhaklina t’i dërgoi mesazhe të shumta agresive.

Foto: Nita Latifi/Instagram

“Znj . Lajkatari nuk paska limit. Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që mi ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtuar prej turpit që e ka mbuluar”, shkruan Nita fillimisht.

Zhaklin Lekatari i kundërpërgjigjet Nita Latifit, ofendon rëndë kosovarët: Do i besoj patriotizmit tuaj kur të shoh që e keni mësuar gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Zhaklin Lekatari i kundërpërgjigjet Nita Latifit, ofendon rëndë kosovarët: Do i besoj patriotizmit tuaj kur të shoh që e keni mësuar gjuhën shqipe

“Gjithsesi unë nuk po e shoh të nevojshme me u marr me të ngase besoj mesazhin e ka marr nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka vendos veten dhe urrejtjen që e ka marrë, kështu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin. Është injorancë e nivelit milionësh me e krahasua viktimën e përdhunimit të luftës me një viktimë të kërcënimeve në internet.

Foto: Nita Latifi/Instagram

Sado që viktima është viktimë, për disa gjëra ti ke zgjedhje, ajo nuk kishte, eh jo ndoshta nuk ka me ta falë”, tha këngëtarja tutje në reagim.

Më pas Latifi tha se të gjithë fansat e banorëve të BBVIP që ajo ka kritikuar për arrogancën e agresivitetin, tashmë ajo po e bën dyfishin.

Foto: Nita Latifi/Instagram

Megjithatë raporti i Nitës me Zhaklinën bie ndesh me atë që kishin në periudhën e Big Brother VIP Albania.

Opinionistja e kishte vlerësuar këngëtaren madje në një diskutim për qëndrimet e saj e quajti “Shotë Galica e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori