Nisën për Gjenevë

Në orën 8:00 të mëngjesit përfaqësuesja e Kosovës ka lëshuar hotelin Emerald në periferi të Prishtinës për të marrë rrugëtimin për në Gjenevë të Zvicrës ku të dielën do të luajnë ndeshje miqësore me Senegalin.
Përfaqësuesja nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ka udhëtuar drejt Zurichut dhe jo Gjenevës, ku do të kishte udhëtimin më të lehtë.
Nga aeroporti i Zurichut futbollistët dhe i gjithë stafi kanë udhëtuar me një autobus drejt Gjenevës, në një udhëtim që zgjatë më shumë se tri orë.
Në destinacionin final, ekipi i Kosovës do të jetë i vendosur në hotelin Crown Plaza. /Sporti1/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































