Naomi Ackie u pa në xhirimet e filmit biografik të Whitney Houston, i titulluar “I Wanna Dance with Somebody” në Los Angeles të premten.
Kjo është dita e dytë që ekipi i produksionit janë parë në setin e xhirimeve, me aktoren që “transformohej” në mënyrë magjike në këngëtaren ikonë, shkruan DailyMail.
Duke bërë një kthesë kohore në vitet 1980, aktorja britanike filmoi një skenë duke ngrënë patate të skuqura ndërsa ishte ulur në një “Porsche” kabrio e veshur me një kostum që të kujton jashtëzakonisht atë epokë.
Bukuroshja vendase britanike, 29 vjeçe, i ngjante shumë Houston-it gjatë karrierës së saj gjatë viteve 1980 dhe fillim të viteve ’90, rreth kohës kur hodhi në treg dy albumet e saj të para që sollën shtatë këngë hite, që u renditën në numrin një në top-lista.
Ylli i lindur në Britani është më i njohur për shumicën e fansave për rolin e ‘Jannah’ në “Star Wars: Episode IX The Rise of Skywalker” (2019). Pasi u zgjodh si Whitney Houston vitin e kaluar, ajo siguroi fansat se po ‘bënte punën’ e nevojshme për t’u përgatitur për rolin.
“Unë do të bëj më të mirën time sepse ajo grua – më bën të dridhura në shpinë se sa shumë do të thotë për mua, botën, gratë me ngjyrë, gratë afrikano-amerikane. Unë do të hedh gjithçka për t’u siguruar që ajo të përfaqësohet siç duhet”, tha ajo për Entertainment Tonight.
Ajo shtoi: “Unë thjesht dua të tregoj historinë e saj. Dhe mendoj se kur të jem në gjendje ta thjeshtoj deri në kaq, do të jem në gjendje të përballoj presionin”.
Whitney, e konsideruar si këngëtarja femër më e vlerësuar në histori, vdiq tragjikisht nga një mbidozë droge në moshën 48-vjeçare në vitin 2012. Shkurtin e kaluar u shënua dhjetëvjetorin e vdekjes tragjike të Hustonit.
Ylli i “Where Do Broken Hearts Go” u gjet e vdekur në një vaskë brenda një dhome hoteli në Beverly Hilton më 11 shkurt 2012.
Zyra e mjekëve të Los Angelesit konfirmoi se shkaku i vdekjes së saj ishte për shkak të mbytjes aksidentale dhe në atë kohë në trupin e saj u gjet drogë pas ekzaminimit.
Në një tjetër kthesë tragjike, vajza e Houston, Bobbi Kristina Brown, të cilën ajo e kishte me ish-burrin Bobby Brown, u gjet pa ndjenja dhe me fytyrë poshtë në një vaskë në shtëpinë e saj në Georgia në janar të vitit 2015.
Ajo u vendos në një koma të shkaktuar nga mjekësia, por në fund ajo nuk e rifitoi kurrë vetëdijen dhe vdiq korrikun e ardhshëm, më pak se gjashtë muaj më vonë.
Me shitjet prej mbi 200 milionë disqesh në mbarë botën, Houston është një nga artistet muzikore më të shitura të të gjitha kohërave dhe filmi që pritet të përshkruajë jetën e ikonës është planifikuar të publikohet në fund të vitit 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë - Enca nuk rikthehet në burg, do të hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal