0Shares

Që nga dita e diel do të fillojë transmetimi i serialit “Komuna e Parisit”, që është një projekt i realizuar tërësisht nga Top Channel.

Seriali, premiera e tij do të jepet në kanalin DigiGold të paketës DigitAlb, do të mbledhë një varg aktorësh të rinj, por edhe disa fytyra të njohura të aktrimit.

Ngjarja që përcjell seriali rrëfen jetën e një grupi studentësh që banojnë në lagjen e njohur të kryeqytetit, si dhe përcjell problemet që ato hasin në jetën e përditshme.

Regjisor i projektit është Altin Basha, i cili është i njohur në publik me spektaklin “Portokalli”, ndërsa skenografia është realizim i Mikail Dritës./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)