LAJMI I FUNDIT:

“Ninxha”: 27 prilli do të ndodhte më herët, nëse KSHZ vendoste në të mirë të opozitës

“Ninxha”: 27 prilli do të ndodhte më herët, nëse KSHZ vendoste në të mirë të opozitës

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit, në të cilën ka dëshmuar Aleksandar Vasilevski i njohur si “Ninxha”.

Ai tha se ngjarjet e 27 prillit kanë mundur të ndodhin më herët, gjegjësisht në dhjetor të 2016, nëse Komisioni Shtetëror për Zgjedhje nuk vendoste në dobi të OBRM-PDUKM-së, për ankesat e dorëzuara pas zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ka pasur ankesa për zgjedhjet në dhjetor për në Tearcë dhe para ndërtesës së KSHZ-së ka pasur udhëzime nga komitetet komunale të OBRM-PDUKM-së deri te të gjithë anëtarët e kopshteve për fëmijë, ndërmarrjet, administrata shtetërore. Përmes Spiro Ristoskit qarkullonte informacioni se nëse KSHZ nuk vendos në dobi të tyre, duhet të hyjmë në KSHZ me dhunë, 27 prilli do të ndodhte edhe në këtë periudhë nëse KSHZ vendoste në dobi të opozitës”, deklaroi dëshmitari Aleksandar Vasilevski – Ninxha në seancën e sotme të organizatorëve të 27 prillit.

Vasilevski i cili është një nga 16-të të akuzuarit me gjithsej 211 vjet burg për hyrjen në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, në seancën e sotme si dëshmitarë, tha se Këshilli Gjyqësor duhet të njoftohet se gjatë këtyre dy vjet e gjysmë është nën kërcënime të vazhdueshme nga ana e strukturave të sigurisë për shkak deklaratës së tij për këtë lëndë.

“Në vitin 2015 gjatë kulmit të krizës politike u angazhova nga ana e ish drejtorit të BSP Goran Grueski. Ai më dha nofkën ‘Samuraj’. Për të mblidhja informacione të karakterit të sigurisë”.

“Në shtator të vitit 2016 drejtor i DSK u emërua Vladimir Atanasovski. Kontaktet mi dha Goran Grukoski prej tij. Para se të bëhet drejtor Atanasovski u takova me të, bashkë me të ishin edhe Nikolla Boshkovski dhe Lubo Petroviç, nga Drejtoria e tretë”, deklaroi Vasilevski.

Ai shtoi se në lidhje me protestat e shoqatës “Për Maqedoni të përbashkët”, udhëzime ka marrë nga Mile Janakieski, Spiro Ristoski dhe Kiril Bozhinoski./Telegrafi/