LAJMI I FUNDIT:

Nicole Kidman thotë që bashkëshorti Keith Urban e ka bërë të ndihet e ‘mbrojtur’ dhe më ‘komode’ pas ndarjes nga Tom Cruise

Nicole Kidman thotë që bashkëshorti Keith Urban e ka bërë të ndihet e ‘mbrojtur’ dhe më ‘komode’ pas ndarjes nga Tom Cruise
Nicole Kidman dhe Keith Urban (Foto: Instagram)

Ajo u takua për herë të parë me burrin e saj, Keith Urban, 15 vjet më parë.

Dhe Nicole Kidman, 53 vjeçare, ka reflektuar sinqerisht në ditët e para të marrëdhënies së tyre, duke e përshkruar bashkëshortin e saj, 52 vjeçar, si një ‘mbrojtës’.


Aktorja, martesa e së cilës me yllin e Hollywood-it Tom Cruise përfundoi në 2011, i tha revistës Marie Claire këtë javë: “Keith erdhi dhe më mbrojti. Ai më ka dashur duke më dhënë besim dhe më ka bërë shumë më komode”.

Nicole Kidman dhe Keith Urban (Foto: Instagram)

“Ai e di kush jam dhe më ka bërë më të hapur”, tha ajo.

Nicole dhe Keith u takuan në 2005 në G’Day LA Gala dhe u martuan vetëm një vit më vonë gjatë një ceremonie në Manly, Sydney.

Nicole, e cila ndan vajzat Sunday Rose, 11 vjeçe, dhe Faith Margaret, nëntë vjeçe, me Keith, zbuloi më parë se komunikimi verbal ishte sekreti prapa martesës së saj pa probleme.

Nicole Kidman dhe Tom Cruise (Foto: Shutterstock)

Në një intervistë për Parade, ylli shtoi: “Ne kurrë nuk kemi dërguar mesazhe. Kjo nuk është kështu marrëdhënia jonë, e cila është interesante apo jo?”.

“Ne telefonojmë. Ne e kemi bërë këtë që nga fillimi. Arsyeja që filloi në këtë mënyrë ishte sepse unë nuk dija si të shkruaja dhe thjesht funksionoi për ne, kështu që tani vazhdojmë”, vazhdoi biondja.

Nicole Kidman dhe Keith Urban (Foto: Shutterstock)

Ndërsa Nicole flet publikisht për martesën e saj të fortë me Keith, ylli i “Eyes Wide Shut” shpesh shmang diskutimin e 11 viteve që ishte martuar me Tom.

Kidman dhe Cruise ndërkohë kanë së bashku dy fëmijë të adoptuar: Isabella, 27 vjeçe dhe Connor, 25. /Telegrafi/

Nicole Kidman dhe Tom Cruise (Foto: Shutterstock)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori