LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Jackson u përfshi në një përleshje pas ndeshjes me Everton

Nicolas Jackson u përfshi në një përleshje pas ndeshjes me Everton

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Jackson, u desh të largohej ‘me forcë’ nga fusha nga bashkëlojtarët, për shkak të një përleshjeje që pati pas humbjes ndaj Evertonit në “Goodison Park”.

Golat nga Abdoluaye Doucoure dhe Lewis Dobbin i dhuruan fitoren vendasve duke thelluar edhe më tej krizën e rezultateve tek “Blutë e Londrës”.


22-vjeçari u pa tejet i nervozuar me disa lojtarë të Evertonit, pak çaste pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ai u desh të ndalej nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve në një situatë e cila u konsiderua si mjaft e tensionuar, pasi u përfshi edhe stafi i Chelseat në përpjekje për ta çuar atë në drejtim të tunelit.

Kjo humbje shkaktoi mjaft zemërim tek Chelsea, të cilët tashmë kanë hyrë në një seri prej dy humbjeve radhazi në Ligën Premier pasi paraprakisht kishin pësuar në udhëtim ndaj Manchester United.

Ata tashmë janë të pozicionuar në mes të tabelës me vetëm 14 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në elitë.

Tjetër javë, tjetër disfatë për Chelsean - tani mposhtet nga Evertoni
Lexo po ashtu Tjetër javë, tjetër disfatë për Chelsean - tani mposhtet nga Evertoni

Pas përfundimit të ndeshjes, kritika për lojtarët pati edhe trajneri i tyre Mauricio Pochettino.

“Futbolli ka të bëjë me shënimin e golave dhe ne nuk ishim aq të mirë para portës sot. Unë jam shumë, shumë i zhgënjyer”, kishte thënë shkurtimisht Pochettino pas ndeshjes./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori