LAJMI I FUNDIT:

Niang ka humbur sezonin

Niang ka humbur sezonin

Drejtori i Milanit, Umberto Gandini e pranon se është “shumë e vështirë” që M’Baye Niang të kthehet para përfundimit të sezonit.

Sulmuesi francez ishte i përfshirë në një aksident automobilistik gjatë fundjavës, ku ka dëmtuar kyçin e këmbës, e cila me sa duket do duhet të paktën dy muaj që shërohet.


“A mund të kthehet para përfundimit të sezonit?”, ka thënë Gandini në një intervistë për televizionin italian Rai.

“Është shumë e vështirë. Do të shohim se si po shkon rimëkëmba e lojtarit. Dy muaj, dy muaj e gjysmë, do të shohim se ku jemi dhe nëse M’Baye do të shërohet”, përfundoi Gandini. /Telegrafi/