LAJMI I FUNDIT:

Ngulitë si LeBron James dhe ishte një kërcim larg prej double double – 17 vjeçari Rron Uka shkëlqen për KB Pejën në duelin e mbijetesës

Ngulitë si LeBron James dhe ishte një kërcim larg prej double double – 17 vjeçari Rron Uka shkëlqen për KB Pejën në duelin e mbijetesës

Mbrëmë në Pejë u zhvillua dueli tejet i rënëdsishëm për mbijetesë mes KB Pejës dhe Kerasan Prishtinës që perfundoi me fitore tejet të rëndësishme për pejanët.

Kriza më e thellë në histori të klubit për shkak të telasheve financiare e ka edhe anën e vet të shkëlqimit.


Pos performancës së Valdet Grapcit në moshën 44 vjeçare në shpëtim të klubit për të mos rënë nga IP Superliga e basketbollit, një tjetër lojtar që shkëlqeu ishte 17 vjeçari, Rron Uka.

Rroni gjatë stërvitjeve individuale. Foto: Facebook

Basketbollisti super i talentuar realizoi 10 pikë e 9 kërcime, ishte vetëm një kërcim larg një double double fantastik në këtë takim.

Edhe pse vetëm 17 vjeç, në mesin e pikëve të realizuara janë edhe dy ngulitje impozante, të cilat e dëshmojnë autoritetin e tij në lojë, përkundër moshës.

Në njërën ngulitje ai e vjedhë topin për të shkuar nga një kosh në tjetrin i pa penguar kur edhe nguliti me dy duart, ashtu siç rëndom bën LeBron James në NBA.

Nuk ishte më ndryshe as ngulitja tjetër, videon e të cilës e ka siguruar Telegrafi Sport. Pas një aksioni mirë të organizuar që nisi nga Rroni, ishte pikërisht ai që arriti të bëjë një “cut” nga krahu i djathtë për të depërtuar drejt koshit dhe për të ngulituar me një dorë në mënyrë spektakolare.

Për Telegrafin, Rroni thotë se ai po punon shumë për të realiauar ëndrrën e tij, teksa vë fitoren e ekipit mbi performancën individuale.

“Ishte shumë më e rëndësishme fitorja e ekipit. Jam më shumë i lumtur për këtë se sa për performancën individuale. Mendoj se jam ende në ngritje të karrierës time dhe konsideroj se kam shumë punë për të bërë. Bëj stërvitje çdo ditë nga tri – katër herë. E di se vetëm duke punuar mund të arrij sukses së pari për ekipin, më pas edhe personalisht”, thekson Rron Uka plot modesti.

Kur pyetet për krahasimin me LeBron James, ai ndihet i emocionuar nga se është pikërisht mbreti i basketbollit ai që shërben si shembull për të.

“Nuk qëndron krahasimi me LeBron James. Nuk janë ngulitjet ato që më pëlqejnë më së shumti. Është etika e punës së tij prej sportisti, mënyra se si udhëheqë ekipin drejt fitoreve dhe shumë aspekte tjera që e bëjnë atë sportist të kompletuar dhe një shembull për mua”, përfundon ai.

Kërkesa për lojtarë kualitativ nën moshën 20 vjeçare në Superligë është e lartë që prej se FBK e ka filluar aplikimin e rregullës që obligon klubet e Superligës që të rezervojnë 20 minuta të një ndeshje për lojtarë nën moshën 20 vjeçare.

Shumë klube kanë hasur në vështirësi sepse ndër vite nuk është punuar aq sa duhet në shkollat e basketbollit, por raste si Rroni nuk janë të rralla në Kosovë, që dëshmojnë se megjithatë Kosova ka një të ardhme të ndritur në basketboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori