LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja e rrallë qiellore “pushton” rrjetet sociale – “pjesë e talljeve” u bënë edhe presidentët amerikanë

Ngjarja e rrallë qiellore “pushton” rrjetet sociale – “pjesë e talljeve” u bënë edhe presidentët amerikanë

Më 8 prill, Amerika e Veriut pati fatin të përjetonte një eklips të plotë diellor.

Një ngjarje kaq e madhe sigurisht që i ka pushtuar rrjetet sociale e sidomos X ku pati reagime të shumta nga qytetarët por edhe presidenti i SHBA-së.


Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, postoi një video përpara eklipsit të plotë ku i kërkonte njerëzve të vendosnin syze mbrojtëse për të parë fenomenin e rrallë, përcjell Telegrafi.

“Njerëz, shijoni eklipsin. Por, veproni të sigurt. Mos u bëni budallenj”, tha Biden.

Videoja me sa duket tallej gjithashtu edhe me paraardhësin e tij, ish-presidentin Donald Trump, imazhet dhe videot e të cilit të marra gjatë eklipsit në vitin 2017 janë bërë virale së fundmi, pasi ai shfaqet duke e shikuar ngjarjen pa syze.

Padyshim që eklipset diellore janë një nga ngjarjet astronomike më magjepsëse për t’u parë, por vetëm me syze mbrojtëse.

Gjithashtu, këshillohet që të mos shikojmë kurrë drejtpërdrejtë Diellin pasi rrezet e tij mund të dëmtojnë sytë tanë.

Ndryshe, Trump përpara ngjarjes së rrallë astronomike të këtij viti postoi një reklamë të çuditshme ku koka e tij e zë vendin e Hënës dhe bllokon Diellin.

“Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore po ndodh në vitin 2024”, thuhet në fillim të videos.

Më pas, ajo tregon turma njerëzish me syze duke brohoritur dhe përfundon me thënien “ne do ta shpëtojmë Amerikën”.

Bëhet e ditur se kjo reklamë vjen përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku Trump pritet të kandidojë sërish kundër demokratit Biden.

Ndërsa më poshtë gjeni disa nga postimet më interesante të qytetarëve në lidhje me eklipsin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Libri

Libri

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Fun
Kalo në kategori