LAJMI I FUNDIT:

Nga Xhensila, Noizy e deri tek lidhja para famës e Loredanës me Mozzik – Baby G rrëfen të pathënat e VIP-ave

Nga Xhensila, Noizy e deri tek lidhja para famës e Loredanës me Mozzik – Baby G rrëfen të pathënat e VIP-ave

Baby G ka ndarë së fundmi me banorët e Ferma VIP detaje për fillimet e karrierës së saj në muzikë.

Në një bisedë me Buçkon dhe Marianën, ajo ka folur edhe për njohjet me personazhet e famshme të showbizit shqiptar.


Ajo u shpreh se Dhurata Dora dhe Noizy kanë qenë nga të parët që e kanë mbështetur si artiste.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjithashtu, ajo zbuloi edhe miqësinë me Loredanën, ku tregoi dhe fillimin e lidhjes së kësaj të fundit me Mozzik.

“Këngën time të parë e kam bërë me Getinjon, isha 19 vjeçe. Kida, Mozzik, Getinjo, unë kemi qenë artist të rinj, pothuajse e njëjta moshë. Ka qenë shumë bukur. Loredana ka qenë në lidhje me Mozzik në 2017. Ajo si gangstere. Kemi qenë shumë shoqe me Loredanën. Ka pasur stil shumë. Kam njohur edhe Encën, Xhensilën. Me shumë artistë kam punuar atje, me Nora Istrefin gjithashttu. Era Istrefi është shumë e këndshme. E kam njohur në festivalin e parë, në vitin 2015. Kështu e kam nisur karrierën”, u shpreh ajo.

Të gjitha lajmet nga Baby G
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Baby G

Këngëtarja theksoi: “Hapa Instagramin në 2014, se kurrë nuk kisha as Instagram as Facebook se nuk na lejonte babi. Postoja video duke kërcyer, kënduar, video humoristike. Për 2-3 muaj mu rrit faqja e Instagramit. Unë kam pasur zero shoqëri, kam qenë unë babi, mami, motrat. Bëra folloë gjithë artistët shqiptarë se gjithmonë i kam dëgjuar”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo mes tjerash tha: “Dhurata Dora ka qenë e para që më ka suportuar, më vonë Noizy e shumë artist të tjerë. Noizy më ka marrë për një performancë në një festival ku ishin gjithë artistët. Noizy më hapi derën sepse takova gjithë artistët, bëra performancën më të bukur në jetën time. Bëra intervistat e para nëpër portale. Unë isha duke punuar me Noizy, por babi nuk e ka pëlqyer. Më tha Gordiana ti je 18 vjeç, duhet të shkosh në universitet, jo të kthehesh në Shqipëri”.

Baby G ka realizuar disa hite si: “Eja” me Besnik Qakën, “Monster” me Getinjon, “Mos u nal”, “No Kiss” me Feron etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Modelja e cila mbylli instalacionin

Modelja e cila mbylli instalacionin "New York to Dublin" për shkak të ekspozimit të gjoksit, kishte akuzuar Kanye Westin për homoseksualizëm

Magazina
“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Kalo në kategori