LAJMI I FUNDIT:

Nga transferimi, te futbolli kosovar dhe ëndrra e realizuar – Zyba flet për të gjitha në intervistën e parë te Legia

Nga transferimi, te futbolli kosovar dhe ëndrra e realizuar – Zyba flet për të gjitha në intervistën e parë te Legia

Qëndrim Zyba pas nënshkrimit të kontratës me Legia Varshava, ka folur për ueb faqen e gjigantit polak, ku ka thënë se do të luftojë shumë që këtij klubi t’i sjell sukseset e merituara.

Zyba ka nënshkruar për gjashtë luaja huazim, me të drejtë blerje edhe për dy vite e gjysmë të tjera.


Ai bashkohet me dyshen shqiptare, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, që luajnë tash e dy vite e Legia.

Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava
Lexo po ashtu Qëndrim Zyba prezantohet si lojtar i ri te Legia Varshava

“Jam shumë i lumtur dhe krenar sepse jam në një vend të veçantë. Unë iu bashkova Legia Varshavës – klubit më të madh në Poloni, me tifozët më të mirë dhe ambiciet e kampionit. Kjo ditë është përmbushja e ëndrrës sime që kam kohë që punoj”, ka thënë fillimisht mesfushori suharekas.

Tutje Zyba është ndalur te futbolli i Kosovës ku është formuar, duke treguar që kampionati ynë është në rritje dhe çdo ditë po dalin futbollistë për klubet evropiane.

“Futbolli në Kosovë po zhvillohet. Liga jonë po bëhet çdo ditë e më e mirë, ne kemi lojtarë gjithnjë e më të mirë. Shumë lojtarë me potencial të lartë vendosin të transferohen në ligat kryesore evropiane. Më vjen mirë që shkova edhe unë në këtë rrugë. E di që mund të zhvillohem edhe më shumë në Legia. Shpresoj që çdo gjë të shkojë sipas dëshirës sime që nga dita e parë në klubin e ri”, deklaroi Zyba.

22 vjeçari ka përshkruar vetën si futbollist, duke treguar cilësitë që e karakterizojnë.

“Para së gjithash, unë jam një lojtar që jap gjithçka në fushë. Unë gjithmonë luftoj nga fillimi deri në fund dhe nuk dorëzohem kurrë. Kam vënë gjithë zemrën time në çdo ndeshje dhe stërvitje, vetëm për të fituar”, tregon mesfushori që fitoi dy tituj kampioni.

Lojtari që ka dominuar mesfushës në vitet e fundit në Superligën e Kosovës, shpreh mirënjohjen për Legian, duke thënë se do të jap gjithçka.

“Do të doja t’i jepja Legias gjithçka që është më e mira, sepse ky klub e meriton. Kur pashë për herë të parë sa të mahnitshëm ishin tifozët e kësaj skuadre, kuptova shpejt se në çfarë vendi kisha ardhur. Dua tu tregoj të gjithë veten time në fushë dhe të fitoj zemrat e tifozëve me paraqitjet e mira”, tha përfaqësuesi i Kosovës.

Prezantimi te Legia erdhi një ditë para ditëlindjes së tij, pasi Zyba me 3 shkurt mbush plotë 23 vite.

Me shitjen e Qëndrim Zybës te Legia, Ballkani brenda një viti nga shitjet ka arkëtuar mbi 1.5 milion euro
Lexo po ashtu Me shitjen e Qëndrim Zybës te Legia, Ballkani brenda një viti nga shitjet ka arkëtuar mbi 1.5 milion euro

“Më 3 shkurt do të mbush 23 vjeç dhe tashmë mund të them se ndoshta do të jetë ditëlindja ime më e mirë. Ky sukses është falë shumë njerëzve që më kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës dhe kanë qenë pranë meje. Tani kam gjetur vendin tim të ëndrrave dhe nuk mund të imagjinoja një dhuratë më të mirë për ditëlindje”, përfundoi ylli i ri i Legias.

Zyba ka bërë karrierë te Prishtina dhe Ballkani, ndërsa ka katër ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori