Nga shitëse në yll botëror - si ndryshoi jeta e Georgina Rodriguez, partneres së Ronaldos


Georgina Rodriguez është në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare si partnerja e një prej futbollistëve më të famshëm në botë, Cristiano Ronaldo.
Ajo pritet të jetë në tribunë për të mbështetur Ronaldon në ndeshjen e Portugalisë kundër Kroacisë në Toronto.
Si u njoh me RonaldonGeorgina dhe Ronaldo janë në lidhje që nga viti 2016.
Ata u njohën në Madrid, kur Ronaldo luante për Real Madrid, ndërsa ajo punonte si shitëse në një dyqan 'Gucci'.
Sipas raportimeve, ata u takuan për herë të parë në dyqan dhe më pas u ri-takuan në një event, gjë që çoi në fillimin e lidhjes së tyre.
Kush është Georgina Rodriguez?
Georgina është 32 vjeçe. Ajo ka lindur në Buenos Aires të Argjentinës, por është rritur në Spanjë.
Babai i saj është argjentinas, ndërsa nëna spanjolle.
Në rini ka studiuar balet, por për arsye financiare është detyruar ta lërë.Në moshën 18-vjeçare u zhvendos në Madrid, ku punoi si kameriere dhe më vonë si shitëse, përfshirë edhe në Gucci, ku u njoh me Ronaldon.
Nga shitëse në figurë globale
Sot Georgina është modele, influencuese dhe sipërmarrëse e njohur ndërkombëtarisht.
Popullariteti i saj u rrit ndjeshëm pas lidhjes me Ronaldon dhe aktualisht ka dhjetëra miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Ajo ka bashkëpunuar me brende të njohura mode dhe bukurie, është shfaqur në kopertina revistash ndërkombëtare dhe ka lansuar projekte të saj të modës.
Gjithashtu është e njohur për dokumentarin në Netflix "I Am Georgina", i cili tregon jetën e saj personale dhe familjare.
Jeta familjare
Georgina dhe Ronaldo kanë fëmijë së bashku dhe rrisin edhe fëmijët e tjerë të Ronaldos.
Çifti shpesh është në qendër të vëmendjes për jetën e tyre luksoze dhe udhëtimet mes Evropës dhe Lindjes së Mesme, por Georgina thekson shpesh se familja është prioriteti i saj kryesor. /Telegrafi/




















































