LAJMI I FUNDIT:

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret
Xherdan Shaqiri (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Një numër i konsiderueshëm i lojtarëve që dështuan në sezonin që lamë pas në skuadrat e tyre, po arrijnë ta gjejnë vetën tani me kombëtaret.

Një listë prej tetë lojtarëve që kishin paraqitje të dobëta me skuadrat e tyre, kanë arritur të befasojnë për të mirë me lojën që po zhvillojnë tani me përfaqësueset:


Alexis Sanchez

Nuk është tashmë një sekret se kiliani kishte një sezon për t’u harruar te Manchester Unitedi, mirëpo tani ka filluar të rikthehet në formë.

Sulmuesi i Kilit ka shënuar dy gola në dy paraqitjet e para në Kupën e Amerikës, derisa jep sinjale se mund të rikthehet në nivele të larta për sezonin 2019/2020.

Alexis Sanchez (Foto: Oliveira/Getty Images/Guliver)

Enner Valencia

Tifozët e West Hamit dhe Evertonit po befasohen nga paraqitje tij te kombëtarja e Ekuadorit, pas sezonit zhgënjyes në Ligën Premier.

Ai ka shënuar 29 gola në 50 paraqitje për kombëtaren, që i bie se ka arritur të shënojë dy gola për ndeshje. Paraqitjet e tij me Ekuadorin kishin bërë që ai të transferohej te West Hami në vitin 2014.

Enner Valencia (Foto:Raul Arboleda/Getty Images/Guliver)

Guillermo Ochoa

Portieri meksikan duket se e ka në gjakun e tij që të bëjë paraqitje të jashtëzakonshme me kombëtare.

Ochoa kishte kaluar nëpër skuadrat, si AC Ajaccio, Malaga, Granada dhe së fundmi te Stanard Liege, por pa arritur të lë gjurmë, mirëpo tani në Kupën e Amerikës po shkëlqen te Kili.

Guillermo Ochoa (Foto: Ronald Martinez/Getty images/Guliver)

Mauricio Isla

Një tjetër kilian që nuk ka arritur ta gjejë veten te klubi, mirëpo po befason me paraqitjet te kombëtarja.

Isla kishte një sezon mesatar te Udiniese, derisa kishte një paraqitje katastrofale në huazimin që e kompletoi në vitin 2015 te Queen Park Rangers. Me Kilin ai ka zhvilluar 100 paraqitje, duke treguar një formë të lartë në fazën defensive.

Mauricio Isla (Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri

Anësori shqiptar kishte një sezon me pak angazhim te Liverpooli, pasi nuk arriti ta bindte Jurgen Kloppin që të zhvillonte më shumë ndeshje.

Por, për dallim nga ‘The Reds’, Shaqiri ka bërë paraqitje të mira me Zvicrën në Ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për ‘Euro 2020’. Deri më tani, ai ka shënuar 22 gola në 50 paraqitje për ‘Helvetikët’.

Xherdan Shaqiri (Foto: Miguel Riopa/Getty Images/Guliver)

Keisuke Honda

Honda tashmë është tërhequr teknikisht nga kombëtarja, por ende nuk është pensionuar, derisa ka arritur të sigurojë një vend.

Mesfushori i Japonisë i befasoi të gjithë me paraqitjet e tij në vitin 2010 në Kupën e Botës. Ai po ashtu u bë lojtari i parë japonez që shënon radhazi në tri përballje të garës më të rëndësishme në botë për përfaqësuese.

Keisuke Honda (Foto: Odd Andersen/Getty Images/Guliver)

Asamoah Gyan

Gyan i pushtoi ballinat e mediave ndërkombëtare, pasi u rikthye nga pensionimi te Gana, duke zhvilluar disa ndeshje befasuese.

Aktualisht ai është golashënuesi më i mirë i ganezëve. Që nga viti 2010, veterani ka shënuar 51 gola për kombëtaren, ndërsa ka luajtur në ligat si, Ligue 1, Ligën Premier, Serie A, Superligën e Kinës, dhe në Superligën e Turqisë, para se të kalonte te Al-Ain.

Asamoah Gyan (Foto: Justin Tallis/Getty Images/Guliver)

James Rodriguez

Kolumbiani nuk është i pëlqyer nga Bayern Munichu në sezonin që lamë pas, për t’u larguar nga Allianz Arena nga huazimi dyvjeçar prej Real Madridit. Të dyja klubet nuk e duan më në skuadër, andaj në këtë verë do të ndërroj ambient.

Por, James ka arritur që nga viti 2014 të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Kolumbinë, derisa ishte shpërblyer me Këpucën e Artë në Brazil, gjersa kishte shënuar pesë gola në po aq paraqitje. /Telegrafi/

James Rodriguez (Foto: Fabrizio Bensch/Getty Images,Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori