LAJMI I FUNDIT:

Nga reshjet e shiut vërshime pati dhe në Mitrovicë, flet Bahtiri

Nga reshjet e shiut vërshime pati dhe në Mitrovicë, flet Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mbrëmë deri në orët e vona ka qëndruar në terren bashkë me ekipet e tyre për të ju dal në ndihmë qytetarëve të cilët janë vërshuar nga uji, gjatë reshjeve atmosferike të ditëve të fundit.

Bahtiri tha se banorët e Lisicës janë evakuuar të gjithë duke u strehuar tek familjarët e tyre, pasi e gjitha ajo zonë është vërshuar nga uji.


Gjendja pas vërshimeve në Drenas, flet Ramiz Lladrovci: 15 familje janë evakuuar dhe strehuar në hotelet e qytetit
Lexo po ashtu Gjendja pas vërshimeve në Drenas, flet Ramiz Lladrovci: 15 familje janë evakuuar dhe strehuar në hotelet e qytetit

Edhe lagja “2 korriku”, siç tha kryetari i Komunës së Mitrovicës, është vërshuar nga uji, ku në këtë pjesë janë evakuuar 13 familje.

Vërshimet shkaktojnë dëme në Malishevë, evakuohet një familje
Lexo po ashtu Vërshimet shkaktojnë dëme në Malishevë, evakuohet një familje

“Mbrëmë deri vonë kam qenë në terren me ekipet për t’ju ndihmuar qytetarëve. Në lagjen ‘2 korriku’ i kemi evakuuar 13 familje, në Lisicë janë bllokuar të gjitha familjet ku edhe janë evakuuar tek familjarët e tyre, si dhe vërshime ka pas në fshatin Kçiq të Ulët. Ky ka qenë angazhimi i tri ditëve”, ka thënë Bahtiri.

Vërshimet në veri të Mitrovicës, qytetarët shqiptarë kalojnë natën jashtë shtëpisë dhe detyrohen të bëjnë roje
Lexo po ashtu Vërshimet në veri të Mitrovicës, qytetarët shqiptarë kalojnë natën jashtë shtëpisë dhe detyrohen të bëjnë roje

I pyetur për pasojat dhe dëmet e shkaktuar nëse kanë arritur ta bëjnë vlerësimin e tyre, Bahtiri tha: “Deri sa të stabilizohet krejtësisht situata atëherë do të bëjmë një raport për dëmet e shkaktuara. Kryesisht nuk ka pas njerëz të lënduar, Mitrovica ka shpëtuar më mirë prej komunave të tjera”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori